Ministri i Izraelit Koen: Lufta do të vazhdojë deri në zhdukjen e Hamasit!

Para hyrjes në samitin e 30-të të OSBE-së në Shkup, para mediave, ministri i punëve të Jashtme të Izraelkit, Elli Koen, tha se për ngjarjet e 7 tetorit ka vetëm një përgjegjës dhe ai është Hamasi.
“Pengjet, lufta që filloi, dhe vuajtjet e njerëzve të Gazës, dhe ai është Hamas-Isis. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri sa t’i sjellim në shtëpi të gjithë pengjet tona dhe derisa të eliminojmë Hamasin.
Bota duhet te bashkohet për ta çliruar Gazën nga Hamas-Isis, në mënyrë që të sigurohet qe krime të tilla mos të ndodhin askund në botë”.
Në pyetjen e gazetarëve se sa jeni larg ose afër paqes, ai tha:
“Jemi të vendosur për të vazhduar deri në luftimin përfundimtar të organizatës terroriste dhe do ta bëjmë këtë deri sa të lirohen të gjitha pengjet, pasi ta rrëzojmë do ta luftojmë”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button