Ministri ektremist izraelit përmend thirrjen biblike “Amalek” mes luftës me Iranin

Ministri ekstremist i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, përdori gjuhë biblike që shpesh konsiderohet si thirrje për gjenocid, në komentet e publikuara në platformën X lidhur me luftën ndaj Iranit.
“Fshije kujtimin e Amalekut nga nënqielli; mos harro!”, deklaroi Ben-Gvir, duke përdorur të njëjtën referencë biblike që politikanë izraelitë e kanë cituar edhe në fillim të luftës në Gaza.
Rrëfimi biblik për Amalekun shpesh përshkruhet si gjenocidal, pasi bën thirrje për shfarosjen e një populli të tërë, përfshirë burra, gra dhe fëmijë.
“Shteti i Izraelit ka nisur një fushatë historike kundër regjimit terrorist iranian”, tha Ben-Gvir.
“Kushdo që përpiqet të ngrejë kokën këtu në Izrael do të përballet me një forcë policore të vendosur, të ashpër dhe pa kompromis. Mos na provokoni”, shtoi ai.



