Ministri ekstremist izraelit dëshiron aneksimin e Gazës: Është pjesë integrale e Izraelit

Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, një nga anëtarët më radikalë të qeverisë së këtij vendi, ka deklaruar se Gaza është “pjesë integrale” e shtetit të Izraelit.

Duke folur në një konferencë në qendrën Gush Katif Heritage, Smotrich tha se pret “një rikthim masiv të izraelitëve në Gaza” dhe se ky rikthim duhet të jetë “më i madh se më parë.”

Ai shtoi se rikthimi i izraelitëve dikur ishte “një dëshirë e zbrazët”, por tani është “një mundësi realiste.”

Gjithashtu, Smotrich theksoi se “Izraeli nuk ka bërë një sakrificë kaq të madhe që Gaza t’u dorëzohet sërish arabëve.”

Fjalimi i tij u mbajt në përvjetorin e tërheqjes së kolonëve izraelitë nga Rripi i Gazës, që ndodhi në vitin 2005. Konferenca u mbajt në një vend të emërtuar sipas njërit prej vendbanimeve në Gaza ku dikur jetonin izraelitët.

Mediat izraelite raportojnë gjithashtu se Smotrich iu referua kundërshtimeve nga partitë radikale lidhur me vendimin e qeverisë së Benjamin Netanyahut për të lejuar “pauza humanitare” në mënyrë që ushqimi të hyjë në Gaza.

“Askush në botë nuk do të na lejojë të zhvillojmë luftë dhe të shkatërrojmë Hamasin dhe kërcënimin që paraqet Gaza, nëse i lëmë të uritur dy milionë civilë,” deklaroi Smotrich në këtë konferencë.

Këtë javë, ministri i Financave u ka dërguar një mesazh deputetëve të partisë së tij, duke e paraqitur rritjen e ndihmës humanitare si një manovër taktike përpara një fushate më të gjerë ushtarake kundër Hamasit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button