Ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve evropiane dënojnë ofensivën e Izraelit në Gaza

Ministrat e Jashtëm të Spanjës, Norvegjisë, Irlandës, Sllovenisë, Islandës dhe Luksemburgut kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke dënuar ashpër ofensivën e fundit në Gaza, teksa ushtria izraelite njoftoi se kishte filluar fazat fillestare të sulmit ndaj qytetit të Gazës.
Deklarata thekson se intensifikimi i operacioneve ushtarake do të “çojë në vrasjen e patolerueshme të civilëve palestinezë të pafajshëm, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar”, si dhe do të rrezikojë jetën e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi.
Ministrat u shprehën se ishin “të tmerruar” nga konfirmimi i javës së kaluar për urinë në Gaza dhe dënuan zhvendosjen e detyruar të palestinezëve, “e cila përbën shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite që menjëherë të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të ndalojë operacionet. Ky spirale dhune duhet të marrë fund,” thuhet në deklaratë.



