“Milka Oreo” me plastikë. Tërhiqet nga shitja në RMV

Çokollata “Milka Oreo” prej 37 gramësh po tërhiqet nga dyqanet për shkak të pranisë së pjesëve plastike, njofton Agjencia e Ushqimit të Maqedonisë.

Çokollata bar prodhohet në “Mondelez Polska Porduction SP ZOO”, ndërsa importohet nga operatori ushqimor “TD Nelt”.

Numri serial i produkteve të tërhequra është OSK0934652 dhe ka një datë skadence më 18.08.2024.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button