Milan shkarkon trajnerin Fonseca, e zëvendëson një tjetër portugez

Milani ka shkarkuar trajnerin Fonseca pas barazimit 1-1 me Romën.

Dhe gjetja e trajnerit të ri nuk ka vonuar, pasi do të jetë Serxho Konseisao që do marrë drejtimin.

Konseiaso ishte pa klub, që nga largimi prej Portos në verë. 50-vjeçari qëndroi për plot 7 vite te klubi portugez duke qenë aktor kyç.
Në Itali do të jetë eksperienca e parë si trajner, ndërsa si futbollist ka veshur fanellën e Lacios, Interit dhe Parmos.

Kështu nga Fonseca kalohet te një tjetër portugez.

Kontrata e Fonsecës ishte vlefshme deri në vitin 2027, por ndarja dukej e pashmangshme.

24 ndeshje qëndroi në krye për të gjitha kompeticionet. Me Milanin fitoi 12 ndeshje, barazoi 6 dhe humbi po aq.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button