Miku i Gruevskit Kurc dënohet për deklaratë të rrejshme

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, që njihej edhe si një mik i ish kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak se përkrahte në mënyrë direkte partinë e tij, u dënua për një deklaratë të rreme. Ngjarja ka të bëjë me një hetim parlamentar mbi korrupsionin e dyshuar në qeverinë e tij të parë. Njoftohet se ai u dënua me tetë muaj burg me kusht që të mos përsërisë veprën.

Vendimi u mor pas një gjykimi katër mujor. Kjo është hera e parë në më shumë se 30 vjet që një ish-kancelar gjykohet.

Çështja u bazua në dëshminë e tij në një hetim që u fokusua në koalicionin që ai drejtoi nga viti 2017 deri në rënien e tij në 2019. Prokurorët akuzuan 37-vjeçarin për dhënien e dëshmive të rreme në qershor 2020 në lidhje me rolin e tij në ngritjen e kompanisë Holding OeAG, e cila menaxhon rolin e shtetit në disa kompani, dhe vendosjen e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Thomas Schmid në menaxhimin e saj.

Gjykatësi Michael Radastics e shpalli atë fajtor për një deklaratë të rreme në lidhje me emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë, por jo Schmidt.

Sebastian Kurz, dikur një yll në rritje mes konservatorëve në Evropë, dha dorëheqje në vitin 2021 pas hapjes së një hetimi të veçantë për korrupsion dhe u largua nga politika. Megjithatë, partia e tij ende udhëheq qeverinë nën udhëheqjen e kancelarit Karl Nehammer. Ata janë aktualisht prapa në sondazhe përpara zgjedhjeve që priten në shtator.

Kurz erdhi në pushtet me një platformë kundër imigracionit dhe ishte vetëm 31 vjeç kur u bë lider i Partisë Popullore dhe më pas kancelar në vitin 2017.

Ai i dha fund qeverisë së tij të parë pasi u shfaq një video që tregonte zëvendëskancelarin dhe më pas liderin e Partisë së Lirisë Heinz-Christian Strache duke ofruar shërbime për një investitor të dyshuar rus.

Disa muaj më vonë, Kurz u kthye në pushtet në një koalicion të ri me të Gjelbërit në fillim të vitit 2020, por dha dorëheqjen në tetor 2021.

Të Gjelbrit kërkuan zëvendësimin e tij pasi prokurorët njoftuan se ai ishte objektivi i një hetimi të dytë me dyshimin për ryshfet dhe shkelje të besimit. Kurtz gjithashtu mohoi akuzat në atë rast.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button