Mike Tyson përfundon në gjyq

Dhe pse nuk prodhoi shumë përgjatë duelit, përballja mes Xhek Pol dhe Mike Tyson ka tërhequr mjaft vëmendje jashtë ringut.

Së fundmi është një kompani me bazë në Qipro, që ka hedhur në gjyq Mike Tyson duke pretenduar 1.5 milionë dollarë.

Pretendimet qëndrojnë në faktin se sipas tyre Tyson prishi jo si dihet një kontratë promocionale, për t’u ndeshur me Xhek Pol.
Kompania në Qipro tregon se boksieri legjendar prishi kontratën në mars, për shkak të marrëveshjes me “Netflix”.

“Arsyeja e vërtetë që Tyson prishi kontratën ishte sepse kishte një marrëveshje, të sponsorizuar nga Netflix për t’u ndeshur me influencerin Xhek Pol”, është pretendimi i tyre.

Avokatët e Tyson ndërkohë tregojnë se kontrata është prishur për shkak se kompania në fjalë ka shkelur kontratën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button