Mijëra besimtarë mbushin sheshin e Tiranës për faljen e Bajramit

Mijëra besimtarë myslimanë në Shqipëri kryen faljen e namazit sot në festën e Fitër Bajramit.
Falja nisi në orën 06:55 në të gjitha qytetet nëpër xhami e sheshe kryesore.
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit.