“Migrimi i të rinjve”, Taravari fton në debat gjithë kandidatët për president

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati i VLEN-it, për president të shtetit, Arben Taravari, në konferencë për media deklaroi se problemi i migrimit është shumë i theksuar në vendin tonë. Andaj, ai ju bëri thirrje kandidatëve tjerë për president, që të shtunën të marrin pjesë në një debat ku do të diskutohet kjo çështje.
“Programi imë do të bazohet në atë se çfarë kërkojnë qytetarët, dëgjoj se qytetarët kërkojnë nga ne probleme bazë, ku ka problem më të madh se migrimi i të rinjve, në 10 vitet e fundit kanë ikur afro 800 mijë qytetarë, andaj planifikojmë të shtunën të organizojmë një debat me të gjithë kandidatët për president që të debatojmë në këtë temë”, deklaroi Arben Taravari, kandidat i VLEN-it.
Debati sipas Taravarit do të mbahet të shtunën në ora 12:00 në Tetovë.


