Microsoft e hoqi Apple nga pozita e parë në treg

Apple nuk është më kompania më e vlefshme në botë, por një tjetër kompani amerikane – Microsoft.

Kjo vjen në një kohë kur Apple ka pasur një fillim shumë të dobët të biznesit këtë vit në krahasim me vitet e mëparshme.

Aksionet e Microsoft u rritën 1.5 për qind, duke e çuar vlerën e tregut të kompanisë në 2.888 miliardë dollarë. Rritja në vlerë është për shkak të të ardhurave të IA që kanë tërhequr investitorët.

Vlera e tregut e Apple është 2.887 trilion dollarë dhe kjo është hera e parë që nga viti 2021 që vlera e tregut e kësaj kompanie është më e vogël se vlera e tregut e Microsoft. Aksionet e Apple ranë 3.3 për qind këtë muaj, ndërsa aksionet e Microsoft u rritën 1.8 për qind.

Arsyeja e rënies së vlerës së aksioneve të Apple është shqetësimi për shitjet e produkteve të saj. Këto shitje pritet të jenë të dobëta, veçanërisht në tregun e madh kinez. Aktualisht ka një disponim pozitiv në Wall Street kur bëhet fjalë për Microsoft, dmth ndërmjetësit rekomandojnë blerjen e aksioneve të kësaj kompanie, raporton Reuters.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button