Mickovski: As nëpër mend nuk më shkon koalicionimi me BDI-në, ne koalicionojmë me VLEN-in

As nuk mendoj dhe as ndër mend nuk më shkon ndonjë koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve, partneri ynë i ardhshëm kushtimisht thënë është opozita shqiptare në Maqedoni, tha për Alsat, kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, populli është qartazi kundër politikave të kësaj qeverie, ku përfshihen LSDM dhe BDI.

“Këto zgjedhje treguan se ne kemi një disponim antiqeveritar dhe kjo duhet respektuar dhe zëri i popullit duhet respektuar”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se BDI-ja nuk mund të pretendojë se ky është shtet binacional dhe shtoi se ky është shteti i të gjithëve.

“Përveç kësaj, ajo që bën BDI në terren nuk është vullnet i popullit, ka presione, ryshfet. Populli nuk e dëshiron këtë. Për këtë ka dëshmi. Duhet të përmend edhe rastin me komunën e Likovës në një vendvotim për të cilin ka edhe aktgjykim nga Gjykata Administrative për parregullsi. Për çka ka dyshime edhe në vende të tjera, se ndodh edhe në Gostivar të Tetovës. Me BDI-në lidhen parregullsi të shumta”, ka përfunduar Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button