Mickoski: Vendi ynë është dhe e meritojmë të jemi pjesë e Bashkimit Evropian
“Sot në Budapest, në kuadër të komunitetit politik evropian, patëm një ditë me shumë punë produktive që përfshiu takime të shumta me liderë evropianë. Më shoqëronte ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, dhe delegacioni që përbëhej nga anëtarë të kabinetit tim, këshilltari im për punë të jashtme, ambasadori Sasho Markoski, shefi i kabinetit Vladimir Neloski dhe të tjerë, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski.
Gjatë ditës informoi që ka patur takime të shumta bilaterale në të cilat është paraqitur vizioni për të ardhmen ekonomike, qëllimet dhe planet për zhvillimin e Maqedonisë. Gjithashtu, janë ndarë pikëpamjet dhe argumentet për rrugën drejt integrimit evropian.
“Në çdo takim, gjithnjë e më shumë luftojmë për të paraqitur të vërtetën dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve tanë, gjë që është thelbësore për Maqedoninë. Do të vazhdojmë të punojmë për Maqedoninë në javët, muajt dhe vitet që vijnë. Duhet të kemi sukses dhe të jemi pjesë e një historie evropiane të suksesshme – vendi ynë e meriton të jetë në Bashkimin Evropian. Pas këtij takimi të komunitetit politik evropian në Budapest, jam edhe më optimist se do të kemi sukses. E rëndësishme është që do të japim gjithçka për të mbrojtur interesat kombëtare të qytetarëve maqedonas dhe të atdheut tonë.”, ka deklaruar Mickoski.