Mickoski: Ulje e akcizave për karburantet për të zbutur krizën energjetike

Kryeministri Hristijan Mickoski, në një konferencë për media, deklaroi se zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e një krize, veçanërisht në sektorin e energjetikës.

Ai theksoi se Qeveria po vepron në kohë dhe nuk pret që kriza të reflektohet me pasoja të rënda në vend.

“Më parë miratuam vendim për uljen e TVSH-së, nga 18 në 10% me çka penguam shok të madh të çmimeve. Maqedonia paguan naftën më të lirë në rajon, por analizat tona flasin se duhet përsëri të reagojmë. Për këtë shkak sot patëm seancë të jashtëzakonshme ku sollëm disa vendime”, tha Mickoski.

Kryeministri bëri të ditur se në kuadër të masave të reja është vendosur ulja e akcizës për derivatet e naftës, me qëllim zbutjen e rritjes së çmimeve.

“Mickoski tha se kanë sjellë vendim që të ulen akcizat për dizelin për katër denarë ndërsa për benzinat për dy denarë për litër.

“Me çka në mënyrë dramatike do të ndjehet tek çmimet e benzinat dhe dizelit me çka dëshmojmë se po luftojmë për të ruajtur standardin e qytetarëve”, tha Mickoski.

Sipas tij, pa këto masa ndërhyrëse, çmimi i derivateve do të ishte ndjeshëm më i lartë, duke rënduar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve.

“Sipas tij nëse nuk do ndodhte kjo ulje, një litër dizel do të kushtonte përafërsisht 102 denarë, ose më shumë, ndërsa benzina do të ishte më shtrenjtë për 1.5 ose 2 denarë.

Mickoski shtoi se janë zhvilluar edhe bisedime me kompaninë OKTA, e cila do të vazhdojë me politikat lehtësuese deri në përfundimin e krizës.

“Mickoski tha se kanë biseduar edhe me OKTË-n, të cilët lirimin e tyre do ta vazhdojnë deri në përfundimin e krizës.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button