Mickoski takon Begajn: Thellim i partneritetit me Shqipërinë në interes të qytetarëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pritur në akim zyrtar Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe procesit të integrimit evropian.
“Sot realizova një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj,” ka shkruar Mickoski në një postim në Facebook.
Sipas tij, në takim është diskutuar për “forcimin e marrëdhënieve bilaterale, avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe proceset e përbashkëta eurointegruese”.
Kryeministri ka theksuar se gjatë bisedës është vënë theksi te stabiliteti dhe partneriteti mes dy vendeve.
“Theksuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe thellimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve në interes të qytetarëve tanë,” ka deklaruar Mickoski.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimin e qëndrimeve në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.



