Mickoski: Qëndrimi i VMRO-së i qartë, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në fillim të majit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pret që javën e ardhshme të ketë përparim serioz në përcaktimin e detajeve të procesit zgjedhor dhe përcaktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme. Mickoski tha se diskutimi për rekomandimet teknike dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat janë pjesë e rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it, duhet të përfundojë sa më parë, sepse siç theksoi ai, jemi vonë dhe kemi hyrë në fazën gjashtë muaj para zgjedhjeve.
“Unë mendoj se javën e ardhshme do të ketë përparim serioz në këtë temë. Pres që të përcaktohet edhe data e zgjedhjeve. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbahen së bashku në fillim të majit dhe të mos shpenzojmë paratë e qytetarëve”, tha më tej Mickoski.



