Mickoski: Procesi i një lufte të fortë dhe të fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit ka filluar
“Procesi i një lufte të fortë dhe të fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit filloi me eliminimin e një celule terroriste, për të cilën kishte dyshime të arsyeshme se synonin të kryenin veprime në kundërshtim me situatën e sigurisë, si dhe lidhjen me celulat në rajon”.
Këtë, ndër të tjera, e bëri të ditur sot kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për media në Qeveri pas takimit me Këshillin e Investitorëve të Huaj.
I pyetur për bastisjen në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe indikacionet për përfshirjen e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski në krimin e kryer, Mickoski nuk ka komentuar.
“Do ta lija Ministrinë e Brendshme të dilte me informacion të plotë, por më besoni se shumë nga rastet e ndodhura në të kaluarën do të zbulohen dhe zbardhen. E kam fjalën për raste fatale, vrasje. Nuk kam informacion sepse kam qenë në takime të vazhdueshme që nga mëngjesi i sotëm dhe nuk kam arritur të kontaktoj me MPB-në. Nga informacionet që po shqyrtoj, di se ekzistojnë dyshime të bazuara për keqpërdorime dhe krime në Lotarinë maqedonase dhe për zyrtarë të lartë qeveritarë nga strukturat e kaluara qeveritare. Se ka një hetim, por nuk jam i njohur me detaje – tha Mickoski.