Mickoski pritet t’i takojë liderët e VLEN-it, Taravari ngelet jashtë

Kryeministri Hristijan Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, që kulmuan me largimin e ASH-së së Taravarit nga ky koalicion.

Sipas Alsat, eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare thonë nga pjesa tjetër e VLEN.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button