Mickoski për zjarret: Mund të ketë arrestime – i merret telefoni funksionarit të BDI-së

“Kemi informacione dhe dyshime të bazuara, veçanërisht se ajo që ndodhi në Shkup është një aksion i organizuar”, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga gazetarët nëse ka dijeni në lidhje me spekulimet publike se një funksionar i BDI-së është i përfshirë në zjarrvëniet në mbarë vendin.

“Nuk do të doja të flas në detaje për këtë. Kemi disa informacione dhe dyshime të bazuara, veçanërisht se ajo që ndodhi në Shkup është një aksion i organizuar. Ka persona të ndaluar dhe telefona të konfiskuar, dhe ua lë organeve kompetente të përfundojnë punën e tyre. Por, nëse këto dyshime të bazuara konfirmohen, atëherë disa persona do të përballen me probleme serioze,” tha kryeministri Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button