Mickoski për kërkesën e Ahmetit për veting: Mendova se BDI përfundoi me humor dhe satirë

Kreu i Qeverisë Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qëndrimet e Frontit Evropian po zbuten dhe nga retorika për destabilizim, tani ata kaluar në qëndrime më të buta, dhe po paralajmërojnë protesta.
Ai tha se është de drejtë demokratike të protestohet, ndërsa BDI-së, tha se i dëshiron ditë të mira në opozitë ku pret që të reformohen.
“Po ashtu të reformohen edhe me kuadro, me kuadro të reja, dhe ndoshta në zgjedhjet e ardhshme do të dalin me qasje tjetër nga ajo që e kemi parë më tepër se 20 vite, qasje ku qëllimi kryesor ka qenë sa më shumë të vidhet”, deklaroi Mickoski.
Në lidhje me kërkesën e Ahmetit për veting për të gjithë funksionarët, Mickoski tha se ka menduar se me shkuarjen e BDI-së në opizitë, humori dhe satira e tillë ka përfunduar.
“Por ja, ata po vazhdojë. Në rregull, do të shohim në periudhën e ardhshme çfarë pason nga lloji i tillë i humorit dhe satirës dhe të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, shtoi më tej Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button