Mickoski për deklaratat e Ahmetit: I kuptojë, kanë bërë shumë vepra kriminale dhe tani frikësohen se duhet të përgjigjen

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për të komentuar deklaratën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, se shqiptarët janë më keq se para vitit 2001, tha se aq shumë suksese ka kjo Qeveri që nuk ja vlejnë të komentohen deklarata të tilla.
“Ne nuk i ndajmë qytetarët, kemi shoqëri multientnike të cilën duhet ta kultivojmë dhe ashtu do të vazhdojmë. Ne i ndajmë qytetarët në ata të ndershëm dhe lojal të cilët i japin vlerë shtesë vendit, respektojnë ligjin dhe kushtetutën, dhe ata që nuk i respektojnë dhe që duhet të përgjigjen para kushtetutës. Nuk ka këtu ndarje etnike apo politike. Këtë e treguam edhe në vepër. Një njeri nga rrethi im më i ngushtë është arrestuar. I kuptojë tani, kanë bërë shumë vepra kriminale në të kaluarën dhe tani frikësohen se duhet të përgjigjen dhe çfarë të bëjnë tani tema e vetme ku kanë ndonjë kredibilitet institucional është ndarja e qytetarëve”, tha Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button