Mickoski për akuzat e LSDM-së për ikjen e Grubit: Mos të dijë njeri çfarë t’u përgjigjet, mendojnë se të gjithë bëjnë atë që ata vetë e kanë bërë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me akuzat e LSDM-së, se ekziston marrëveshje politike mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së që Grubi të arratiset përmes Bllacës, u përgjigj:
“Ja, nëse kthehet, a do të kërkojnë falje? Deri më tani çfarë nuk shpikën. Çfarë nuk shpikën deri më tani. Në fillim thoshin, këta ikën, erdhën të tjerët, ja nuk bëjnë asgjë. Pastaj, thoshin po kapin peshq të vegjël. E tani, asnjë nga BDI-ja, tani, aha kemi marrëveshje me BDI-në. Mos të dijë njeri çfarë t’u përgjigjet. Ja, çfarë nëse vjen? Ja, nuk ka nevojë të vijë sot, do të vijë, të themi, pas një kohe. Është i çuditshëm ai Frojdi. Është i çuditshëm, kur subkoshienca punon, sepse vetë e ke bërë atë dhe tani mendon se të gjithë e bëjnë atë. Mesazhi im për ta është, të përqendrohen, le të korrigjojnë mesazhet e tyre në opinion, sepse edhe vetë janë të hutuar. Një person jep mesazhe të ndryshme, në vende të ndryshme. Ata mbetën, për fat të keq, shtylla e fundit e mbrojtjes së interesave të atyre si këta që përmendët, po flas për LSDM-në.”