Mickoski paralajmëron protesta nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk japin dorëheqje

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar protesta nëse pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, të cilëve Kuvendi u votoi interpelancë këtë javë, nuk japin dorëheqje. Në një intervistë në emisionin “Samo Vistina” në TV Kanal 5, ai deklaroi se do të jetë në radhët e para të protestave.

“Do t’u ndodhë populli, populli do të dalë në rrugë dhe do të protestojë. Populli është i uritur dhe i etur për drejtësi. Imagjinoni, keni më pak se 2-3% besim nga qytetarët, ju shkarkojnë dhe ju nuk largoheni, tregoni kokëfortësi. Do t’u ndodhë populli, unë do të jem i pari që do ta udhëheq popullin, premtoj se kjo do të ndodhë,” deklaroi kryeministri.

I pyetur se kush do t’i zëvendësojë nëse tërhiqen nga funksionet, Mickoski tha se për këtë do të diskutohet, por një gjë është e sigurt – nuk do të jetë njësoj.

Më 11 mars, Kuvendi votoi mosbesim ndaj pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga vetë Kuvendi. Bëhet fjalë për anëtarët Vesna Dameva, Selim Ademi, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Pavlina Crvenkovska. Këto interpelanca nuk janë të detyrueshme për ta, prandaj shumica qeverisëse i ka bërë thirrje të japin dorëheqje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button