Mickoski paralajmëroi kredi të re për hekurudhën e Korridorit 10

Në konferencën e djeshme për media, kryeministri Hristijan Mickoski zbuloi se janë duke u zhvilluar aktivitete për gjetjen e partnerit për financimin e linjës hekurudhore nga korridori 10 dhe kështu shpejtësia mesatare e lëvizjes përgjatë trasesë do të jetë 110 deri në 120 kilometra në orë.

Mickoski tha se janë shumë afër marrëveshjes me shtetin që do ta financojë atë projekt dhe nuk deshi të zbulojë se për cilin shtet është.

“Nuk është as Rusia, as Kina, as Hungaria”, tha Mickoski.

Kredia do të shlyhej pas 15 deri në 19 vjet, por qeveria këmbëngul që ajo të jetë për një periudhë më të gjatë.

Ministri i Transportit i Serbisë, Goran Vesiq, ditë më parë tha se së shpejti do të nënshkruhet një deklaratë ndërmjet Hungarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Budapesti në Athinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button