Mickoski: Nuk do të toleroj manipulime me çmimet në markete

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se po ndjek nga afër situatën me çmimet dhe paralajmëroi se do të ndërmerren masa nëse ka sjellje joprincipiele nga ana e tregtarëve.

“Situatën me çmimet po e ndjek nga afër, thashë se nuk do të toleroj truke, po e ndjekim me kujdes se çfarë po ndodh në markete dhe natyrisht, nëse ka sjellje të caktuara të paprincipta që unë i quaj truke, do të veprojmë. Ndryshe, kemi në plan të sjellim masa me të cilat publiku do të njoftohet në kohë”, tha Mickoski në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në manifestimin “Nga ara në sofrë” në Komunën e Aerodromit.

Ai paralajmëroi se Qeveria do ta shqyrtojë Raportin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut për situatën me çmimet pas përfundimit të masave qeveritare, pas së cilës do të dalë me qëndrim publik.

Mickoski, në koment mbi rritjen e çmimeve në markete dhe tregje, përfshirë edhe çmimin e qershive, tha se çmimi i tyre është i lartë për shkak të kushteve klimatike, duke theksuar se pret që e njëjta situatë të ndodhë edhe me mollët.

“Çmimi i tyre nuk është 500 denarë, por nga 200 deri në 300 denarë për kilogram, por edhe kjo është shumë. Kjo është për shkak të të ftohtit, asaj që ishte fatkeqësi natyrore për qershitë, e njëjta gjë e preku edhe mollën e Resnjës. Edhe pse këtë vit prisnim rendiment të madh edhe atje, fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë – do të përgjysmohet, nëse jo të ulet trefish për shkak të disa javëve me temperatura të ulëta. Oferta në tryezë do të jetë e rrallë, dhe pres që e njëjta të ndodhë edhe me mollët kur t’u vijë koha”, deklaroi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button