Mickoski: Nuk do të ketë taksë për beqarët dhe beqaret!

Nuk do të ketë taksë për beqarët dhe beqaret në Maqedoni. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se deklarata e tij e mëparshme është keqinterpretuar. Ai theksoi se si kryeministër ndjen përgjegjësi të flasë për sfidat demografike, duke theksuar se shifrat janë alarmante. Ai bëri thirrje për një debat publik për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për krizën demografike në vend.
“Sigurisht që nuk do të ketë një taksë të tillë. U kërkoj ndjesë atyre që ndoshta e kanë interpretuar gabimisht këtë nismë timen. Por fakt është që jam seriozisht i shqetësuar për gjendjen demografike në Maqedoni. Pra, nuk është çështje financash, por e zemrës dhe e mendjes – është çështje vullneti dhe mendësie. Prandaj duhet të punojmë me fëmijët që në moshë të hershme, dhe për këtë arsye insistoj që në librat e leximit të përfshihet koncepti i familjes jo si “unë, mami dhe babi”, por si “unë, mami, babi, motra dhe vëllai”. Nëse duam të mbijetojmë si popull, si komb dhe si shtet – kjo është e ardhmja dhe duhet të luftojmë për të”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button