Mickoski nga Uashingtoni: RMV është aleat besnik i SHBA-së, Evropa nuk duhet të jetë me standarde të dyfishta

Kryeministri Kristijan Mickoski mbajti një fjalim në konferencën “CPAC” në Uashington, ku pati mundësinë të njohë publikun amerikan me vendet historike dhe kulturore të Maqedonisë.
“Maqedonasit janë shumë tradicionalë, duan familjet e tyre, ndoshta jemi pak, por komuniteti maqedonas në SHBA është një pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë amerikane. E di që ata e mbështetën Presidentin Trump gjatë zgjedhjeve, janë konservatorë dhe e di që do të vazhdojnë ta mbështesin Presidentin Trump. Dhe ajo që do të shtoja, që është e rëndësishme, është se edhe ne u zgjodhëm si qeveri e re me një shumicë të madhe para tetë muajsh”, tha kryeministri Mickoski, duke shpjeguar shoqërinë maqedonase si multi-etnike, me dy të tretat maqedonas dhe një të tretë shqiptarë, vllahe, serbë, turq e të tjerë.
“Ne kemi një diasporë të madhe në mbarë botën, pothuajse të njëjtë me numrin e atyre që jetojnë në atdhe”, shtoi Mickoski.
Duke e përshkruar Maqedoninë si zemrën e Ballkanit dhe derën juglindore të Europës, Mickoski theksoi se, si një territor i tillë, Maqedonia ka qenë një pikë kyçe në rrugën e migrantëve drejt Evropës para disa kohësh. “Ne ishim në ‘front’ dhe luftuam kundër migracionit të paligjshëm, duke mbrojtur Evropën nga migrantët ilegalë,” tha Mickoski dhe vuri në dukje se kjo është gjithashtu fokusi kryesor i administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.
Kryeministri Mickoski gjithashtu diskutoi partneritetin strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë, duke theksuar se vendi ynë është një nga shtetet me kontributin më të madh në NATO për kokë banori. “Ne ndajmë më shumë se 2%, jemi të angazhuar dhe mbështesim politikat e Presidentit Trump dhe mendojmë se 2% duhet të jetë kufiri minimal, jo maksimal,” tha kryeministri Mickoski në tubimin e konservatorëve amerikanë në Uashington.
Publiku shpërtheu në duarrokitje kur moderatori i intervistës e vuri në dukje se kryeministri Mickoski ishte i vetmi në Konferencën e Paqes në Mynih që e duartrokiti fjalimin e nën-presidentit amerikan Pence. “Për mua, kjo ishte një ngjarje historike dhe sipas mendimit tim të skromtë, mund të më zemërojnë disa politikanë evropianë, ai fjalim ishte shumë frymëzues. Pas fjalimit, disa nga audienca e kritikuan, duke menduar se ishte ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve sovrane,” tha Mickoski.
“Që nga fillimi i pavarësisë sonë nga federata jugosllave, kishim dy qëllime strategjike. E para ishte të bëheshim anëtar i plotë i NATO-s dhe e dyta ishte të bëheshim anëtar i plotë i Bashkimit Evropian. Ne u bëmsë anëtarë të NATO-s, por para se të ndodhte kjo, e ndryshuam flamurin, monedhën, Kushtetutën, emrin tonë, sepse njëri nga fqinjët tanë u bë anëtar i NATO-s përpara nesh dhe abuzoi me veton për të përmbushur kërkesat bilaterale. Nëse kjo nuk është ndërhyrje në punët e brendshme, atëherë çfarë është?” pyeti Mickoski, duke theksuar se dy standarte vazhdojnë edhe sot.
“Ne nuk mund të bëhemi anëtarë të BE-së, sepse përsëri jemi nën presion që të ndryshojmë Kushtetutën tonë. Nëse Kushtetuta nuk është çështje e brendshme e një shteti sovran, atëherë po mendoj se çfarë është? A është kjo e drejtë? Nëse dikush e kritikon fjalimin, që sipas mendimit tim të skromtë ishte shumë frymëzues, ata duhet të shikojnë tek vetvetja dhe të shohin se çfarë bëjnë. Vlerat evropiane nuk janë bilaterizimi i procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” përfundoi kryeministri Kristijan Mickoski në intervistën e tij gjatë mbledhjes më të madhe vjetore të konservatorëve amerikanë në Uashington.