Mickoski: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D po zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot foli në lidhje me dinamikën e ndërtimit të autostradave, ndërsa tha se të gjitha segmentet e Korridorit 8 zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar.

“Të gjitha segmentet e Korridorit 8 po zhvillohen sipas dinamikës së parashikuar. Aktualisht po punohet në galeritë. Kishim një vështirësi të vogël, duhet ta pranoj, veçanërisht në pjesën e sigurimit të mjeteve për përfundimin e segmentit Kërçovë-Ohër. Sepse e dini që kredinë që e merrnim nga banka kineze ‘Eksim’, nuk e marrim më, ka ndaluar. Por, shpejt u riorganizuam dhe ai problem u tejkalua”.

“Është formuar një sindikatë nga bankat vendore me kushte jashtëzakonisht, do të thoja, të favorshme. Dhe praktikisht ato banka vendore do ta përfundojnë financimin dhe kjo do të jetë e fundit. Me këtë tashmë përfundimisht ai segment do të jetë funksional”, tha Mickoski.

“Po ashtu po avancon edhe segmenti Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan. Dhe më në fund është dorëzuar raporti te huadhënësit për segmentin Bukojçan deri tek nyja me Kërçovën, praktikisht në segmentin e autostradës, Kërçovë-Ohër. Kështu që në atë pjesë jam jashtëzakonisht i kënaqur. Po ashtu në mënyrë mjaft solide, do të thoja sipas dinamikës, po avancon realizimi i segmentit Prilep-Manastir i cili është pjesë e Korridorit 8, 10-D”, theksoi Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button