Mickoski mesazh BDI-së: Mjaftë më dërguat emisarë, nuk ka koalicionim me juve

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përsëritur edhe njëherë se qeverinë e ardhshme do ta formojë VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare VLEN.
Ai ka dërguar edhe një porosi deri tek BDI që të ndalojë së dërguari porosi deri tek ai për të koalicionuar.
“Si njeri kam qenë çdoherë direkt, ndaloni dhe mos më dërgoni ato emisarë dhe postier nga kanale të ndryshme të cilët më thonë që të mendojë dhe të bëjmë koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini ose jo, unë nuk jam as Kovaçevski e as paraardhësi i tij. Me mua marëveshje të tilla të dëmshme nën tavolinë nuk ka patur dhe nuk do të ketë”, tha Micksoki.
Ai ka shtuar se ka ardhur koha që BDI të zëvendësohet me partitë që punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button