Mickoski me qëndrim të pandryshuar, VMRO-DPMNE nuk do të votojë për qeveri teknike

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot deklaroi se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë në seancë plenare për zgjedhjen e qeverisë teknike.
“Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija të vazhdojnë. Edhe pse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk do të bëhet më keq se kaq, mendoj se është një qëndrim pesimist, duhet të jemi optimistë, prapë pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq”, tha Mickoski.



