Mickoski: Marrëveshje e rëndësishme me sindikatat, paga më të larta deri në 40% deri në vitin 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi sot se është arritur një marrëveshje e rëndësishme me sindikatat Administratës dhe Sindikata e Punëtorëve në Organe Gjyqësore, e cila parasheh rritje graduale të pagave për të punësuarit në administratën shtetërore, gjyqësor dhe prokurori.
Sipas marrëveshjes, pagat do të rriten në mënyrë etapike, me një rritje totale që pritet të arrijë pothuajse 40 për qind deri në vitin 2028.
“Bëhet fjalë për një paketë më të gjerë që përfshin rreth 11 mijë të punësuar. Qeveria, si punëdhënësi më i madh, po vendos një marrëveshje që garanton një nivel dinjitoz të pagave. Ky është një moment historik, pasi deri më tani nuk kemi pasur asnjëherë një plan kaq afatgjatë për harmonizimin e të ardhurave”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se pas marrëveshjeve të arritura me të punësuarit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, tani po përmbyllen marrëdhëniet edhe me administratën shtetërore. Sipas kryeministrit, këta hapa të guximshëm janë rezultat i menaxhimit të përgjegjshëm dhe ekonomik të buxhetit të shtetit, edhe në kushte të sfidave globale ekonomike.



