Mickoski: Ligjin për përfaqësim të drejtë do ta bëjmë ne, BDI kishte 20 vite nuk e bëri!

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur se BDI ka patur 20 vite që të dorëzon ligj për përfaqësim të drejtë e cila do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe se këtë mundësi ata e kanë lëshuar. Sipas tij, kjo qeveri, ka mekanizëm të brendshëm, dhe po punohet në krijimin e një zgjidhje ligjore.

“BDI kishte kohë 20 vjet të propozon ligj i cili do të ishte kushtetues, por nuk e bëri. Kjo Qeveri me kapacitetet e saja demokratike është duke punuar në grupe të punës për krijimin e një zgjidhje ligjore që do siguron përfaqësim të drejtë, do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe do të përmbahet në bazat e përfaqësimit të drejtë. Kaq mund t’i them Blerim Bexhetit i cili ka qenë ministër i Drejtësisë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button