Mickoski lexoi letrën e Ahmetit, thotë se ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikojnë te gjyqtarët dhe prokurorët

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se e ka pranuar dhe lexuar letrën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me “vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik dhe qëndrueshmërinë e vendit”.

“E mora letrën, e lexova. Do ta ndaj letrën në dy pjesë, pjesa e parë është një pasqyrë gjeostrategjike e situatës në rajon, përfshirë Lindjen e Mesme dhe Ukrainën, ndërsa pjesa e dytë është akuzë e gjyqtarëve kushtetues të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së, duke zbatuar një program të VMRO-DPMNE-së. Nuk e dija se këta gjyqtarë të zgjedhur nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së ishin duke zbatuar një program të VMRO-DPMNE-së, se ai ishte i shqetësuar për çështjen lidhur me ligjin për gjuhët dhe se unë kisha ndërhyrë te gjyqtarët kushtetues të zgjedhur nga LSDM-ja dhe BDI-ja të kenë kujdes se çfarë po bëjnë sepse kështu mund ta destabilizojnë shtetin. Kjo është letra, opinioni le të gjykojë nëse meriton koment”, tha Mickoski.

Sipas tij, ka kaluar koha kur politikanët mund të ndikojnë kështu në vendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Unë e kuptoj që BDI-ja është ende në atë perimetër dhe përmes asaj thjerrëze përmes së cilës ata shohin, mendojnë se kështu duhet të funksionojmë ne si shtet, nuk mendoj kështu dhe sidomos nuk mbaj mend ndonjë komunikim me. gjyqtarët kushtetues apo ndonjë gjyqtar dhe prokuror që zgjidhet nga shumica e LSDM-së dhe BDI-së. Sepse ata vetë e ulën vlerësimin e sistemit të drejtësisë në përqindje njëshifrore”, tha Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button