Mickoski konfirmon se është bastisur shtëpia e Grubit: Ka indikacione për krime në Lotarinë e Maqedonisë

Kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse ka informacione për kontrollet në shtëpinë e Artan Grubit dhe përfshirjen e mundshme të ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, deklaroi se disponon disa informacione fillestare, por do të përmbahet nga komentet derisa të publikohet një komunikatë zyrtare nga MPB-ja.

“Ne kemi theksuar se do të ketë një luftë të ashpër kundër krimit dhe korrupsionit për të cilat ka dyshime se kanë ndodhur. Mund të konfirmoj se ky proces ka nisur me eliminimin e një ‘qelie’, kushtimisht thënë terroriste, që dyshohej të kishte qëllime për të kryer veprime në kundërshtim me sigurinë e shtetit. Pas kësaj, kam marrë informacione për një aksion policor gjatë natës në disa lokacione ku dyshohet se gjenden autorë të shumë veprave penale të kryera në të kaluarën.

Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj ndjesë qytetarëve që mund të jenë shqetësuar gjatë natës, që kanë pritur më gjatë se sa duhet, ose që mund të kenë ndjerë pasiguri për shkak të pranisë së personave të uniformuar. Ju siguroj se dyshimet ishin të bazuara dhe se kishte rrezik që provat të zhdukeshin, ndaj ky aksion ishte i domosdoshëm,” tha Mickoski.

Ai gjithashtu deklaroi se ekzistojnë dyshime për krime të kryera në Lotarinë e Maqedonisë, ku janë të përfshirë individë në funksione të larta të qeverive të mëparshme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button