Mickoski: Kemi qëndrim të qartë për Kosovën, ndër të parët njohëm pavarësinë e saj

Kryeministri Hristijan Mickoski në Prishtinë tha se Maqedonia ishte një nga shtete e para që njohu pavarësinë e Kosovës.
Mickoski tha se takimet dhe bashkëpunimi mes dy qeverive janë tregues dhe parametra për qëndrimin e RMV-së ndaj shtetësisë së Kosovës.
“Ne në mesin e të parëve treguam si qeveri e Maqedonisë se cili është qëndrimi ynë, çfarë është…lidhur me Kosovën si shtet dhe të gjitha këto ngjarje janë porosi e qartë për këtë. Tani nëse në vazhdimësi dikush tenton që ne këtë ta përsërisim, mendoj se do ta humbasim thelbin. Mendoj se gjithçka që po ndodh sot, më herët në Shkup, në fillimin e pavarësisë së Kosovës, që e bëri qeveria e Maqedonisë në mesin e të parave në botë, është parametër dhe tregues i qartë se cili është qëndrimi ynë”, tha Mickoski në Prishtinë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button