Mickoski: Kam biseduar me Taravarin, e urova për rezultatin dhe për qeverinë e ardhshme në Maqedoni
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se është dëgjuar me kandidatin e VLEN-it, për president, Arben Taravari, dhe se ka uruar të njëjtin për rezultatin e arritur dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni.
“Ky është vendi juaj, vend i përbashkët është koha për ta kthyer në duart tuaj dhe së bashku të shkruajmë një faqe të re të historisë të cilën të gjithë së bashku do të jemi krenar. Të mos lejojmë që BDI në rrethinë e dytë diçka që askush nga ne nuk e do, ndërsa ajo është të bëj rezultat të mirë. Për këtë shkak ju ftojë që së bashku të dalim dhe të votojmë që Maqedonia të jetë sërish krenar dhe të jetë sërish e jotja”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Hristijan Mickoski tha se ka dashur t’i shpreh përkrahje Arben Taravarit dhe opozitës shqiptare, të cilë tu bashkuan kundër politikave të këqija të BDI-së dhe LSDM-së.
“Ne si VMRO-DPMNE, me të gjithë ata që janë kundër këtyre politikave që nënkuptojnë krim dhe korrupsion jemi këtu dhe jemi të gatshëm të flasim për të ardhmen e Maqedonisë”, tha Mickoski.