Mickoski: Hapja e qendrës për zhvillimin e AI-së është projekt i udhëhequr nga qeveria

Kryeministri Hristijan Mickoski ka përshëndetur deklaratën e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila dje njoftoi se Bashkimi Evropian do të hapë dy ‘fabrika AI’ (qendra për zhvillimin e inteligjencës artificiale) në Ballkanin Perëndimor, njëra në Maqedoninë e Veriut dhe tjetra në Serbi.
Mickoski, përcjell TV21, tha se qeveria vazhdimisht ka punuar që të realizohet ky projekt.
“Është projekt që e udhëhoqi qeveria, respektivisht Ministria për Transformim Digjital. Është diçka super për qytetarët e Maqedonisë. Sepse për herë të parë ne do të shfrytëzojmë resurset e tona vendore, këtë e kemi bërë me fakultetet FEIT dhe FINKI, me kolegët prej atje. Dhe kjo është diçka për të cilën jam vërtet i emocionuar dhe i lumtur.
Rreth 5 milionë euro bashkëfinancim, praktikisht ekspertët tanë, studentët tanë, profesionistët do të mund t’i shfrytëzojnë dhe thithin resurset që i ka vetë BE-ja dhe është mirë që presidentja Von der Leyen e paralajmëroi këtë, sepse bëhet fjalë për dy projekte, njëri është projekt që e ka fituar Maqedonia, ndërsa tjetri është projekt që e ka fituar Serbia. Deri tani i kemi shfrytëzuar përvojat dhe resurset e vendeve fqinje, tani do të kemi qendrën tonë që do të merret me inteligjencë artificiale”, tha mes tjerash Mickoski.