Mickoski: Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike jemi të pajtimit ta shfuqizojmë

Gjetëm një lloj kompromisi për Ligjin për kundërvajtje, ndërsa për qeverinë teknike në përgjithësi u pajtuam se duhet të mbetet në të kaluarën, deklaroi kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm të liderëve në Klubin e Deputetëve.

Sipas Mickoskit, nëse nuk ka pëlqim te të gjitha grupet parlamentare që të pranohet propozimi për shfuqizimin e Qeverisë së Përzhinës, ajo të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, dhe pastaj të hiqet.

Por, siç vlerësoi, do të duhet të bëhen ndryshime në Ligjin për qeverinë sepse ka ndryshime në dikastere.

“Sot publiku ishte dëshmitar i një qasje të ndryshme – i debatit të hapur, konstruktiv i mbushur me propozime dhe ide. U hapën shumë çështje. Propozova që debati të vazhdojë në nivel të grupeve parlamentare sepse ne jemi për tejkalimin e problemeve, ndërsa jo për krijimin e të rejave”, theksoi Mickoski.

Ai në takimin e liderëve, i cili u mbajt me nismë të tij, u shoqërua nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. Në takimin nga partnerët e koalicionit në Qeveri morën pjesë kryetari i Tetovës, Bilall Kasami nga koalicioni “VLEN”, si dhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM dhe ministër i Administratës Publike, Goran Minçev. Nga grupet parlamentare të opozitës të pranishëm ishin liderët e BDI-së dhe Së majtës, Ali Ahmeti dhe Dimitar Apasiev.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili e refuzoi thirrjen e Mickoskit, nuk erdhi në takim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button