Mickoski: Do të dorëzojmë në kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit

Të hënën do të dorëzojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit, ndërsa deri në shkurt nuk mund të bëhet zëvendësimi i dokumenteve. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Të hënën do të parashtrojmë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e ligjit dhe lehtësimin e këtij ligji. Nëse Gjykata Kushtetuese dëshiron ta zgjidhë çështjen, mund të thërrasë menjëherë seancën dhe të diskutojë kërkesën që do të paraqesim dhe të vërë në fuqi dekretin ligjor. Por ende është vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk do të doja të ndërhyja në punën e Gjykatës Kushtetuese, nëse ajo dëshiron t’i ndihmojë qytetarët, ka një mënyrë për t’i ndihmuar”, deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se edhe informacionet thonë se në MPB për momentin janë rreth 30.000 formularë për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, dhjetë mijë dygjuhësh, përkatësisht në gjuhën shqipe. Që do të thotë se mjafton vetëm për të mbuluar atë që deri më tani ka ardhur si kërkesë në MPB. /Alfax/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo gjithashtu
Close
Back to top button