Mickoski: Do kemi lista të veçanta për këshilltarë, për kryetar komunash do mbështesim partnerët e koalicionit

Kryeministri Hristijan Mickoski ka zbuluar se partitë e koalicionit qeverisës do të ketë listat e veta të bartësve të këshilltarëve, ndërkaq siç tha ai, sipas tij, VMRO, ZNAM dhe VLEN duhet ta mbështesin njëra – tjetrën për kandidatët për kryetarë komunash.
“Pres që deri në gjysmën e parë të gushtit ta mbyllim si temë dhe pas kësaj mund të dalim me atë çfarë thuhet, mbështetje për kryetarët komunalë, sepse është e qartë që partnerët e koalicionit do të kenë listat e veta të bartësve të këshilltarëve. Koalicioni të cilin e udhëheq VMRO-DPMNE, Partia politike ZNAM dhe koalicioni VLEN, do të kenë listat e tyre të bartësve. Është logjike që në disa komuna, unë do të thoja në të gjitha komunat të mbështetemi njëri me tjetrin në pjesën e kryetarëve të komunave, sepse jemi koalicion qeverisës”, tha Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button