Mickoski dhe Kurti në hapjen e “One Stop Shop” në Bllacë

Kryeministri Hristijan Mickoski të shtunën pritet të marrë pjesë në hapjen e “One Stop Shop” në pikën kufitare “Bllacë”.
Përveç Mickoskit, prezent pritet të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Vendosja në funksion e këtij sistemi pritet të afrojë edhe më tepër qytetarët e dy vendeve, njëkohësisht të mundësojë qarkullimin më të lirshëm të mallërva.
“One Stop Shop” në pikën kufitare Bllacë- Hani i Elezit nisë me funksion më 12 prill. Këtë për TV21 dje e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.