Mickoski: 5.2% rritje e prodhimit industrial në mars, krahasuar me 2024

Kryeministri Hristijan Mickoski përmes Facebookut ka njoftuar për një lajm të shkëlqyer, siç e quan ai, se ka rritje 5.2% në nivel vjetor të prodhimit industrial për muajin mars, krahasuar me marsin e vitit 2024 dhe pas një kohe të gjatë, siç shkruan ai, rritje e prodhimit industrial në nivel tremujor.
“Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, prodhimi industrial është rritur për 2%. Veçanërisht gëzon fakti që po rritet industria përpunuese në mars për 4.8% dhe në tremujorin e parë për 3.6%”, ka shkruar Mickoski, duke përfunduar me kritika për atë që kanë trashëguar si qeveri.