MF: “Fitch” konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me perspektivë stabile, konfirmim i stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik

Nga Ministria e Financave thonë se Agjencia e Rejtingur Kreditor “Fitch” ka konfirmuar rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me “BB+” me perspektivë stabile, që sipas MF, ka dërguar sinjal të qartë për besimin në politikat ekonomike të vendit.

Në raportin e saj të fundit, “Fitch” thekson se politikat makroekonomike konsistente dhe kredibile, politika afatgjate e kursit devizor fiks dhe treguesit e favorshëm të menaxhimit në krahasim me vendet me rejting të ngjashëm mbeten faktorë krucialë që mbështesin stabilitetin.

“Përveç kësaj, angazhimi ndaj procesit të anëtarësimit në BE vlerësohet si spirancë e rëndësishme reformash në periudhë afatmesme. Rritja reale ekonomike u përshpejtua në 3.5% në vitin 2025, e nxitur nga kërkesa e brendshme dhe investimet, të cilat arritën rritje prej 8%. Pavarësisht sfidave nga mjedisi i jashtëm, “Fitch” pret që ekonomia të vazhdojë me rritje të qëndrueshme prej 3% në vitin 2026 dhe të përshpejtohet më tej në 3.4% në vitin 2027, gjë që e pozicionon vendin tonë në një rrugëtim të qëndrueshëm të rritjes”.
“Politika fiskale vazhdon të jetë e kujdesshme dhe e përgjegjshme. Deficiti buxhetor e ruan nivelin e planifikuar prej 4% të PBB-së në vitin 2025, me një trajektore të qartë për uljen e tij graduale në 3.4% deri në vitin 2027. Njëkohësisht, borxhi publik vazhdon të jetë në nivel të moderuar dhe të kontrolluar, dukshëm nën kriteret evropiane, gjë që e konfirmon më tej stabilitetin fiskal”.

“Në raport theksohet gjithashtu edhe ekspozimi ndaj risqeve të jashtme, veçanërisht në pjesën e tregjeve energjetike, por vlerëson se goditjet e tilla nuk do të kenë çrregullime afatgjata mbi ekonominë. Inflacioni tregon trend të stabilizimit, në pritje të nivelit të moderuar në periudhën e ardhshme dhe stabilizim të mëtejshëm në vitin 2027”.

“Konfirmimi i rejtingut kreditor “BB+” me perspektivë stabile paraqet sinjal të rëndësishëm për tregjet financiare ndërkombëtare dhe investitorët se Maqedonia e ruan stabilitetin makroekonomik dhe ndjek politikë ekonomike të parashikueshme edhe në kushte të pasigurisë globale”, thonë nga MF.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button