Mexhiti: VMRO-DPMNE-së i duhet partner shqiptar, VLEN është koncepti i vetëm i pastër shqiptarë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, gjatë ditës së sotme ka deklaruar se VMRO-DPMNE ka nevojë për partner shqiptarë për formimin e Qeverisë, dhe se VLEN është për momentin koncepti i vetëm i pastër shqiptar.
“Edhe marrëveshja e majit që u nënshkrua në vitin 2007, kërkonte, aty qëndron, fituesi te shqiptarët dhe fituesi te maqedonasit të formojnë qeveri të re. Tani mendoj se BDI e ka thyer këtë, sepse nuk është koncept shqiptar, por hyri në koncept multietnik, në koncept qytetar, gjithë këtë e bëri pas 22 viteve, të shpëtojë me votat e turqve, boshnjakëve dhe legjitime ishte ajo, por tani nuk mund të thirren se i përfaqësojnë shqiptarët në Maqedoni. Koncept i pastër shqiptar është VLEN dhe normalisht që Mickoski ka turq, boshnjakë dhe bashkësi tjera etnike në koalicionin e VMRO-DPMNE-së, për të qenë fotografia e plotë, atij i duhet partner shqiptar, partner shqiptar për momentin është vetëm VLEN”, deklaroi Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button