Mexhiti: VLEN e ka të qartë, ligji për “branitellat” do të mbetet i bllokuar

Zv/kryeministri Izet Mexhiti në intervistë për REL ka deklaruar se ligji për “branitellat” do të mbetet I bllokuar.
“Ne kemi qëndrim përfundimtar se nuk është mirë për proceset dhe për shtetet dhe nuk është në prioritetet që të miratohet ligj i tillë. Ai tani do të mbetet i bllokuar në komision e cila udhëhiqet nga Ilire Dauti dhe presim që edhe aty të mbetet”, tha Mexhiti, si përgjigje ndaj pyetjes, nëse si koalicion VLEN kanë biseduar me kryeministrin Hristijan Mickoski për këtë çështje.
Mexhiti ka thënë se çështja e “branitellave” është aktualizuar nga qeveria e kaluar, dhe vlerëson se bëhet për pikë politike dhe shkon në drejtim të destabilizimit të proceseve dhe shtetit.
“Dilema dhe pyetja është se pse LSDM e cila deri dje luftonte për konceptin qytetar, me të cilin edhe arriti rezultat edhe me vota shqiptar, ka anëtarë shqiptarë në strukturat e tyre, nuk bëri asgjë për këtë deri sa ishte në pushtet në tetë vitete fundit? Dhe pse pikërisht tani kanë propozim për branitellat?”, tha Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button