Mexhiti takoi bashkatdhetarët shqiptarë në Nju Jork

Zëvendëskryeministri i Parë dhe njëherit lider i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka realizuar takime edhe me bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë në SHBA.

“Vizita ime në Garfield, Nju Jork, ishte një nga ato momente të veçanta që të kujton sa fort janë të lidhura zemrat e shqiptarëve me atdheun, pavarësisht largësisë. Në mesin e bashkatdhetarëve tanë, të cilët jetojnë në Amerikë prej vitesh, ndjeva një krenari të thellë që, edhe në anën tjetër të botës, fryma shqiptare pulson fuqishëm.

Në këtë vizitë, më shoqëronte edhe Konsuli i Përgjithshëm në Nju Jork, z. Muhabi Sinani, i cili gjithashtu ndau me mua përvojat e tij me komunitetin shqiptar në Amerikë dhe përkushtimin për t’i mbajtur lidhjet me vendlindjen sa më të forta. Takimi, i organizuar me përkushtim nga imamët e nderuar, Muhamed Osmani dhe Omer Musa, më dha mundësinë të takoja shumë njerëz të mrekullueshëm dhe të bashkëbisedoja me ta. Ajo që më gëzoi më së shumti ishte dëshira e këtyre mërgimtarëve për të kontribuar në vendlindje. Shumë prej tyre, të cilët kanë arritur suksese të mëdha në fusha të ndryshme në Amerikë, nuk e kanë harruar asnjëherë rrënjën e tyre.

Teksa dëgjoja pyetjet e tyre dhe ndjeja interesimin e sinqertë për zhvillimet në atdhe, ndjeja një përgjegjësi edhe më të madhe për të vazhduar me përkushtim të palëkundur. Në çdo fjalë të tyre kishte mall të thellë dhe dashuri të pakushtëzuar për vendin, dhe kjo më jep forcë për të punuar edhe më shumë, që të sjellim ndryshimet që të gjithë dëshirojmë të shohim”, ka thënë me këtë rast Mexhiti.

Ai ka theksuar më tej se ky takim ishte një dëshmi e fuqishme se, pavarësisht sa larg jemi fizikisht, asgjë nuk na ndan nga zemra e kombit dhe përgjegjësia për të punuar për të ardhmen e tij.

“Faleminderit për pritjen e ngrohtë, bashkëkombasit e mi!”, ka thënë Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button