Mexhiti: Struga zgjodhi drejt, tani është koha për fitoren përfundimtare!

Zv/kryeministri i parë, njëherësh njëri nga liderët e VLEN-it dhe fitues i zgjedhjeve lokale në Çair, Izet Mexhiti, ka qëndruar sot në Dollogozhdë të Stugës.
“Mendi Qyra, kandidati i pavarur me mbështetjen e VLEN-it, doli i pari në Strugë, dhe tani hyn në raundin e dytë më 2 nëntor për ta kurorëzuar fitoren qytetare. Takimi ishte plot energji, mbështetje dhe besim se Struga është gati për hapin vendimtar. Më 2 nëntor, Struga voton për ndërgjegje, për zhvillim dhe për njeriun që punon për qytetin e vet. Mendi Qyra është zëri i Strugës. Dhe Struga, këtë herë, do të flasë fuqishëm, për fitoren e vërtetë!”, është shprehur Mexhiti.



