Mexhiti: Sporti është vendi ku lindin yjet e së ardhmes, përkrahje e plotë për ‘Albarsa’-n e Shkupit

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të klubit futbollistik “Albarsa” nga Shkupi, duke theksuar rëndësinë e sportit si hapësirë për zhvillimin e talenteve të rinj.

“Talenti i fëmijëve tanë për sport është i jashtëzakonshëm. Po kaq e jashtëzakonshme është edhe puna e klubit ‘Albarsa’, ku këto talente zhvillohen me dashuri dhe profesionalizëm,” – ka shkruar Mexhiti.

Ai ka përmendur edhe sukseset ndërkombëtare të klubit, i cili ka marrë pjesë në turne prestigjioze në Gjermani, Danimarkë dhe Itali, si dëshmi e përkushtimit të stafit drejt edukimit sportiv të brezave të rinj.

“Ky sukses është meritë e njerëzve profesionistë e të përkushtuar si kryetari Meriton Berisha, themeluesi Shaban Hasani (Tabaki), si dhe kryesia dhe trajnerët që punojnë me zemër çdo ditë,” – theksoi ai.

Duke kujtuar se klubi është themeluar në vitin 2009, Mexhiti u zotua për mbështetje të vazhdueshme për “Albarsa”-n dhe për të gjitha iniciativat që ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë talentin e tyre:

“Asnjëherë nuk do të mungojë përkrahja jonë për ‘Albarsa’-n, sepse sporti është sfera ku aktualizohet talenti i yjeve të ardhshme.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button