Mexhiti: Sot e konstatojmë vetpërjashtimin e Taravarit nga koalicioni VLEN

Vendimi i undit i Arben Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltar komunalë në zgjedhjet lokale, nënkupton se ai është vetpërjashtuar nga koalicioni VLEN, tha Izet Mexhiti në konferencën për media.

“Ne sot e konstatojmë vetpërjashtimin e tij nga koalicioni VLEN”, deklaroi Mexhiti.

Ai tha gjithashtu se VLEN vlerëson se vendimi për të dalë në zgjedhje me lista të ndara për këshilltarë, është vendim i marrë pë interesa të BDI-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button