Mexhiti: Së shpejti ligji i posaçëm për përfaqësimi të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve
![](https://alfax.mk/wp-content/uploads/2025/02/mexh-780x470.jpg)
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se brenda kësaj jave pritet të mbahet takimi i parafundit ose i fundit për harmonizimin e qëndrimeve mes VLEN-it, VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Në parim, i kemi përafruar qëndrimet dhe besoj se deri në fund të javës së ardhshme do të dalim me zgjidhjen ligjore ose me Ligjin e posaçëm për përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të shqiptarëve, pasi deri më tani ky ka qenë vetëm një mekanizëm, por jo një zgjidhje e mirëfilltë ligjore,” deklaroi Mexhiti në një intervistë për Alsat M.